Iniciativa Qytetare në Istog prezanton programin e punës, bazohet në 20 pika kryesore

Istogasit kanë një alternativë të re në zgjedhjet e 17 tetorit. Iniciativa Qytetare “Bashkë për Istogun” është pjesë e garës zgjedhor në këtë komunë të bukur të Dukagjinit.
Iniciativa qytetare udhëhiqet nga Idriz Blakaj që në garë ka edhe disa emra të njohur në këtë komunë që garojnë për asamble.

Iniciativa e Blakajt ka paraqitur programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme në rast se fiton në zgjedhjet e 17 tetorit.
Programi mbështetet në 20 pika kryesore e që fillon me reformimin e Administratës Komunale.
Iniciativa Qytetare “Bashkë për Istogun” ka numrin 129 në zgjedhjet lokale.
