75 Mall Live Search
13:44 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / k.v

Iniciohet rast lidhur me incidentin ndaj gazetarit Duriqi

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i përgjithshëm, njofton opinionin lidhur me incidentin ndaj gazetarit V.D., se me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale: “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të rastit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.​