75 Mall Live Search
10:26 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Iniesta i qëndron besnik skuadrës japoneze, i refuzon tri oferta

LA Galaxy, Inter de Miami dhe Montreal Sounders janë emrat e klubeve të cilat ish futbollisti i Barcelonës i refuzoi për të qëndruar në skuadrën japoneze, Vissel.

Ai ka treguar që prioritet i tij është të përmbushë dy vitet që i ka në kontratë me këtë klub.

Iniesta është 35 vjeçar mirëpo cilësia e tij duket se nuk po bie pasi që ai po vazhdon ta ketë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Kurse më 1 janar Iniesta ka mundësi të fitojë edhe një titull të ri, pasi që do të luaj në finalen e Emperor Cup kundër skuadrës Kashima./Indeksonline/.