Iniesta nën hetime nga Peruja, akuzohet për mashtrim
Ish-mesfushori legjendar, Andres Iniesta po hetohet nga shteti i Perusë.
Kjo për shkak se futbollisti akuzohet për mashtrim ndaj disa biznesmenëve atje, me vlerën që kap shumën e 600 mijë dollarëve.
Lidhja e kësaj me Iniestën, ka të bëjë me kompaninë e tij NSN Sudamérica SAC, kompani kjo që organizonte ngjarje futbolli dhe muzikore.
Vetëm një ngjarje e premtuar ndodhi para se kompania të falimentonte në mesin e vitit 2024. Investitorët thonë se paratë e tyre u zhdukën dhe nuk u dhanë rimbursime.
Iniesta dhe partnerët e tij mohojnë shkeljet, duke pretenduar se akuzat janë të rreme dhe se ai është mashtruar gjithashtu nga të tjerë. Çështja është ende në fazën e saj paraprake.

