Iniesta: Po largohem ashtu siç e kam ëndërruar!
Andres Iniesta ka njoftuar se ky është sezoni i fundit për të në Barcelonë, pas 22 vitesh.
Andres mbajti një konferencë shtypi të shoqëruar nga skuadra e Barcelonës dhe familjet e tij për të njoftuar se do të largohet nga katalanasit në fund të sezonit.
“Kjo konferencë është për të thënë se ky është sezoni im i fundit me Barcelonën”, u shpreh mes lotëve Iniesta.
The recognition is infinite ???#Infinit8Iniesta pic.twitter.com/yQVc4Lxzva
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 27, 2018
“Po largohem sepse ndjej se ky klub meriton më shumë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, dhe unë ndjej se nuk mund të japë më të mirën më në aspektin fizik e mental”
“Është ditë e vështirë për mua, ti thuash lamtumirë klubit ku kam qenë gjithë jetën, është shumë e komplikuar”.
E ardhmja? “Kur të mbaroj sezoni, ka shumë gjëra për të mbyllur dhe për të folur, unë kam thënë gjithmonë se nuk do të luaj kundër skuadrës sime, të gjithë skenarët tjerë përvec Evropës mund t’i konsideroj” /IndeksOnline/
? Andrés Iniesta: “This is my last season here” Your legacy is infinite. #infinit8Iniesta pic.twitter.com/2ZBQxjyVFv
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 27, 2018