75 Mall Live Search
18:29 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

Iniesta rikthehet pas katër muajve: Mu duk vetja si 15-vjeçar

Andres Iniesta është rikthyer në fushë, në ndeshjen Vissel Kobe – Sanfrecce Hiroshima.

Legjenda e futbollit spanjoll u rikthye nga lëndimi pas katër muajve. Ai u fut në fushë në minutën e 75’të, ku skuadra e tij ishte duke fituar 3 me 0.

36-vjeçari pas ndeshjes u shpreh tejet i lumtur për rikthim, duke thënë se iu duk vetja si të ishte 15-vjeçar.

“Mu duk vetja si 15-vjeçar, nga nervat dhe nga lumturia”, ka thënë Iniesta pas takimit.

Kujtojmë që ish-lojtari i Barcelonës ndeshjen e tij të fundit e kishte luajtur më 13 dhjetor të vitit 2020./IndeksOnline/