Iniesta zbulon të ardhmen e tij: Do të përpiqem të bëhem trajner
Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta ka zbuluar se do të përpiqet të bëhet trajner pasi të heqë dorë nga karriera e tij si futbollist.
Në një intervistë Iniesta tha: “Në vitet në vazhdim do të përpiqem të përgatitem për të luajtur rolin e trajnerit. Për momentin, unë ndiej dëshirën dhe forcën për të vazhduar të luaj futboll ”.
Iniesta tani është pjesë e skuadrës Vissel Kobe, skuadër kjo në të cilën u transferua pas një karriere të mrekullueshme me skuadrën e Barcelonës./Indeksonline/.