Injorimi i madh publik që Donaldi ia bëri Trixës

Duket se marrëdhënia mes Trixës dhe Donaldit nuk është aspak ashtu siç e parashikonte këngëtarja.
Dyshja nuk kanë qëndruar bashkë që pas daljes së Donaldit nga ‘BBV’, shkruan Indeksonline.
Një detaj i cili u vu re në rrjetet sociale është kur Trixa në Instagram publikoi momentin kur në finale ia këndoi Donaldit hitin e madh, “Wicked Game”.
Trixa në këtë video i etiketoj ata të cilët u kujdesen për dukjen e saj si dhe të dashurin, Donaldin, të cilit ia dedikoj këngën.

Duke ia hedhur syrin këtij postim vumë re që Donaldi as që ia ka bërë ‘like’ e as ‘koment’, dhe që shumica e komenteve që ka pranuar ishin negative sa i përket raportit të tyre.

Se çfarë po ndodh mes tyre, duhet të presim deri në ndonjë deklaratë nga dyshja./Indeksonline/
