75 Mall Live Search
18:21 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / MSH

Inspekcioni heq parkingun e jashtëligjshëm në Kalabri

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës ka hequr sot parkingun e jashtëligjshëm në rrugën “Sylejman Vuçitërrna” në lagjën Kalabria, raporton IndeksOnline.

Hapësira e parkingut tash e sa kohë po shfrytëzohej nga kompania “Lesna”, në vend të gjelbërimit.

Heqjen e këtij parkingu e ka konfirmuar edhe drejtori i Inspekcionit të Prishtinës, Adonis Tahiri.