75 Mall Live Search
23:47 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Insekti e pengon presidentin gjatë fjalimit

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ishte duke mbajtur një fjalim (8 Maj) në momentin që një insekt bie mbi shpatullat e tij të mërkurën mbrëma.

Duterte, 74 vjeç, po mbështeste kandidatët e Senatit në provincën qendrore të Boholit kur insekti lëvizte në shpatullën e tij të majtë, sikurse duket në video.

Një ndihmëse femër nxitoi për ta larguar insektin, por mesa duke ishte e pamundur. Edhe pse ajo mori disa fletë të bardha dhe tentonte ta largonte, ai ra në pjesën e përparme të bluzës. Ishte vetë presidenti ai që e largoi dhe e hodhi në dysheme insektin, ku nuk mungoi dhe batua nga Kreu i Shtetit ti cili tha se insektin e ka sjellë opozita Liberale.

“Është liberale! Kjo është e sigurt”, tha z. Duterte dhe e gjithë turma nisi të qeshte. Më pas gjithçka iu rikthye normalitetet dhe fjalimim përfundoi pas dy orëve.