Inskenim apo…!? Rast i dyshimtë i një aksidenti në Prishtinë (Pamje)

Një rast i dyshimtë raportohet të ketë ndodhur të premtën në Prishtinë, saktësishtë në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri”.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, duket se një i moshuar ka dalë papritur në rrugë, teksa një veturë po kalonte në atë moment.
I moshuari ka përfunduar duke rënë në tokë, por ende nuk dihen shkaqet e incidentit dhe nëse ai ka mbetur i lënduar.
Pamjet e regjistruara lënë hapësirë për dyshime, duke shtuar mundësinë e një inskenimi të mundshëm.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/