09:29 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Inskenoi grabitjen për të kërkuar azil jashtë vendit, arrestohet 28-vjeçari në Ferizaj

Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin V.F. (m/sh/k 28 vjeç) me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim kishte inskenuar rastin e grabitjes.

I dyshuari V.F. me 19.4.2019,kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes në fshatin Gërlicë duke deklaruar se nga dy persona të panjohur dhe të maskuar nën kërcënim të armëve të ftohta-thika, kanë ndalur automjetin e tij dhe i kan marrë 50 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim se raportimi i këtij rasti do ti ndihmonte për kërkim të azilit jashtë vendit.

Me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Indeksonline/