Inspekcioni e gjobit dhe ia konfiskon tabelat e kamionit vozitësit që dëmtoi parkun publik

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës sot ka gjobitur vozitësin, i ka konfiskuar tabelat dhe e ka detyruar të njëjtin që të pastrojë dhe rregullojë ambientin të cilin e kishte dëmtuar dhe ndotur vozitësi i pandërgjegjshëm i një kamioneti në qendër të qytetit.
Për këtë papërgjegjësi të vozitësit, Indeksonline kishte publikuar pamje gjatë ditës së sotme.
“Faleminderit qytetarëve për lajmërimin dhe bashkëpunimin me Drejtorinë e Inspekcionit!”, thuhet tutje në njoftim.