Inspekcioni me aksion te tregu me shumicë, në Fushë Kosovë

Inspektorët të premten ka dalë në teren, saktësisht te tregu me shumicë në Fushë Kosovë që të monitorojnë sa po respektohen masat anticovid, shkruan IndeksOnline.
Inspekcioni në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar këtë aksion.
Ndërsa, drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri ka thënë se zbatimi i masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm!

“Inspekcioni i Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës në aksion tek tregu me shumicë.
Zbatimi i masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm!”, tha ai./IndeksOnline/