75 Mall Live Search
16:26 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Inspekcioni në aksion: Largon 27 vetura që operonin si taksi në Prishtinë

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri , ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme nga rrugët e Prishtinës janë larguar 27 vetura, të cilat operonin si taksi.

Po ashtu, vozitësit e këtyre veturave janë dënuar me 100 euro si dhe iu janë konfiskuar targat.

“Gjatë aktivitetit të sotëm në terren, ekipet nga sektori i Rendit Komunal kanë përjashtuar nga qarkullimi 27 ? që transportonin ilegalisht udhëtarë.

Gjobë dhe konfiskim të targave në secilin rast!

Vazhdojmë me ndërrimin e dytë…”, ka shkruar Tahiri./IndeksOnline/