75 Mall Live Search
10:36 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Inspektorati në detyrë, largon veturat e parkuara në stacione

Inspektorati i Prishtinës ka bërë sot një kontroll në stacionet e kryeqytetit, shkruan IndeksOnline.

Ata kanë kontrolluar nëse stacionet janë të lira për autobusë.

“Vazhdojmë kontrollet në transport, ashtu që linjat e udhëtimit të jenë të lira për autobusët“, ka shkruar drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri.

Shpeshherë, stacionet e autobusëve janë të mbushura me vetura civile dhe  me taksi pa leje ku pengojnë lëvizjen e autobusëve në hapësirën e dedikuar për ta./IndeksOnline/