75 Mall Live Search
11:29 / E Premte, 26 Mars 2021 / OSH

Inspeksioni në Gjakovë largon nga tregu 500 kg produkte ushqimore

Drejtori i Punëve Inspektuese në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se kjo inspektorët e tregut sanitarë dhe inspektorët e veterinarisë kanë kryer inspektim në disa markete në Gjakovë, me qëllim të mbikëqyrjes së cilësisë së produkteve ushqimore. Dhe si rezultat i këtij inspektimi, ai ka treguar se janë larguar nga tregu deri tani 500 kilogramë produkte ushqimore që nuk kanë plotësuar kushtet për konsum.

“Drejtoria e Punëve Inspektuese, në Gjakovë, ka ndërmarrë një aksion të radhës në disa veprimtari ekonomike të tregtisë. Inspektorët e tregut sanitarë dhe inspektorë të veterinarisë kanë kryer inspektim në disa markete në Gjakovë, me qellim të mbikëqyrjes së cilësisë së produkteve ushqimore. Dhe si rezultat i këtij inspektimi, janë larguar nga tregu deri tani 500 kilogramë produkte ushqimore që nuk kanë plotësuar kushtet për konsum”, ka thënë Hoxha.

Ai po ashtu ka treguar se në kuadër të këtij inspektimi janë vërejtur parregullsi sa u përket çmimeve dhe deklaracioneve të produkteve ushqimore.

“Për këto parregullsi inspektorët kanë shqiptuar gjoba të parapara me ligjin në fuqi. Mbrojtja e konsumatorit do të jetë prioritet i Drejtorisë së Punëve Inspektuese”, ka thënë Fazli Hoxha, drejtor.