15:00 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Inspekcioni në Prishtinë rrënon një objekt

Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar edhe për një ndërtim tjetër tek i cili nuk janë respektuar vendimet e inspektorëve dhe si rrjedhojë është rrënuar.

Tahiri tutje ka njoftuar se kjo hapësirë do të mbushet me dhe në mënyrë që të eliminohen rreziqet potenciale.

Njoftimi i plotë i tij:

Pala e ka për obligim të respektojë vendimet e Inspektorëve; në të kundërtën, nxirret dhe zbatohet vendimi i rrënimit, si në këtë rast.

Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit do të kujdeset që kjo hapësirë të mbushet me dhe, ashtu që të eliminohen rreziqet potenciale.