75 Mall Live Search
09:06 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Inspekcioni në terren, prishtinasit ia rrënojnë objektin për të dytën herë

Edhe këtë vit, pas pandemisë, kanë vazhduar rrënimet e objekteve pa leje në Prishtinë, saktësisht në rrugën B, shkruan IndeksOnline.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri , ka bërë të ditur se sot është rrënuar një objekt pasi ka tentuar tërindërtojë pa leje.

“Vazhdon rrënimi në objektin afër rr. B

Pas rrënimeve gjatë vitit të kaluar në të njëjtin objekt, pala ka bërë shkeljen e radhës duke tentuar që të rindërtojë pa leje.

Inspektorët e Ndërtimit kanë rifilluar rrënimin e pozicioneve ilegale, duke parandaluar kështu degradimin e mëtutjeshëm të kësaj hapësire”, ka thënë ai./IndeksOnline/