10:00 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Inspeksioni s’ndalet, i “sakaton” kompanitë e ndërtimit

Inspeksioni, rregullisht po i gjobitur kompanitë e ndërtimit në Prishtinë, për shekelje rregullash, shkruan Indeksonline.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se sot është gjobitur një kompani e ndërtimit me 500 euro.

Kjo për shkak se nuk e kishte rrethuar vendpunishten, me ç’rast i është ndërprerë puna.

“Rrethoja e vendpunishtes garanton siguri për qytetarët dhe mjedisin përreth. Në mungesë të saj, vjen gjoba dhe ndërpriten punimet”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe Tahiri çdo ditë është i aktivizuar duke shikuar parregullësitë në terren, i cili po shpërndan gjoba “si havlla”.

Dje ai ka gjobitur një kompani ndërtimi për shkak të hedhjes së mbeturinave interte në hapësira publike./Indeksonline/