Inspekcioni rrënon një villë në Makoc, ndërtim pa leje

Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se është rrënuar një villë në Makoc, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se pas ndërprerjes së punimeve, pala ka vazhduar me ndërtim pa leje, duke shkelur kështu vendimet dhe urdhëresat e përgjegjësve të zonës.
Postimi:
Vendimet e inspektorëve duhet të respektohen
Drejtoria e Inspekcionit, përveç mbikëqyrjes së zbatimit të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është vazhdimisht në terren me të gjitha kapacitetet edhe në sektorët tjerë.
Pavarësisht numrit të vogël të inspektorëve, i gjithë territori i Komunës së Prishtinës po mbulohet, ashtu që të evidentohen dhe pamundësohen shkeljet e ligjeve dhe rregulloreve.
Sot, Sektori i Ndërtimit ekzekutoi vendimin për rrënim një shtëpie (vilë), në zonën kadastrale të Makocit. Pas ndërprerjes së punimeve, pala ka vazhduar me ndërtim pa leje, duke shkelur kështu vendimet dhe urdhëresat e përgjegjësve të zonës.
Tek të gjitha rastet ku veprohet kësisoj, rrënimi do të jetë i pashmangshëm!