Vazhdon aksioni për kontrollimin e autobusëve ndërurban në Prishtinë

Drejtori i drejtorisë së inspeksionit në komunën e Prishtinës, Florian Dushi ka bëre të ditur se aksioni për inspektimin e qarkullimit të autobusëve ndërurban ka vazhduar edhe sot.
Dushi ka qenë në teren për të shikuar se a po respektohen linjat e qarkullimit, ndërsa theksojë se do të vazhdojnë kontrolle të tilla, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Sot sërish, të vendosur në disa pika statike të kontrollit, kemi vazhduar të inspektojmë qarkullimin e autobusëve ndërurban për të parë nëse po respektohen linjat e qarkullimit ashtu siç edhe janë të përcaktuara duke përfshirë edhe mos hyrjen e tyre në brendi të qytetit.
Kontrolle të tilla do të vazhdojnë deri në vetëdijësimin e plotë të kompanive dhe ngasësve të autobusëve të këtyre kompanive.