13:48 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Inspeksioni në Prishtinë largon shitësit ilegalë të gëlqeres, drurëve dhe qymyrit

Përmes një njoftimi, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Ekipet e Inspekcionit, sot në rrugën “Ilir Konushevci”, pranë hekurudhës, kanë larguar shitësit ilegalë të gëlqeres, drurëve dhe qymyrit.

Në njoftim thuhet se hapësira e njëjtë po trajtohet nga kompanitë pergjegjëse në mënyrë që të pastrohet dhe të sanohen dëmet e shkaktuara. Ndërsa hortikultura do ta bëjë revitalizimin e hapësirës së gjelbër.

E për të gjithë ata që nuk zbatojnë rregullat, Komuna shkruan se gjobat janë të pashmangshme./Indeksonline/