75 Mall Live Search
22:08 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Inspektime të rrepta në Prishtinë, pas orës 21:00

Drejtori i Inpekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se ekipet e inspekcionit janë çdo natë në terren për të shikuar se a po zbatohen masat e reja ndaj pandemisë Covid-19, shkruan IndeksOnline.

“Falënderoj ekipet e Inspeksionit dhe të Policisë së Kosovës që çdo natë, pa përtesë, po punojnë në zbatimin e masave për ruajtjen e shëndetit publik!”, tha ai.

Kujtojmë se në Prishtinë nga e hëna nuk lejohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 dhe veprimtaria e gastronomisë./IndeksOnline/