75 Mall Live Search
13:55 / E Hënë, 25 Mars 2024 / k.v

Inspektorati dhe policia me aksion kundër transportuesve ilegalë të udhëtarëve në kryeqytet

Inspektorati i Kryeqytetit bashkë me Policinë kanë zhvilluar sot një aksion kundër transportuesve ilegal të udhëtarëve.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi ka thënë se më nuk do të ketë tolerime për këtë veprimtari, transmeton IndeksOnline.

“Aksion i përgjithshëm i Inspektoratit të Kryeqytetit bashkë me Policinë në kryeqytet kundër transportuesve ilegal të udhëtarëve. Nuk do të tolerohen më tutje që këtë veprimtari ta ushtrojnë pa leje të organit kompetent të kryeqytetit duke shkaktuar, përveç tjerash, edhe kaos të përgjithshëm në rrjedhën e komunikacionit në Prishtinë”, ka shkruar Dushi./IndeksOnline/