21:17 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Inspektorati e policia mbyllin kafiteritë në Fushë-Kosovë, kështu është situata rrugëve

Anipse Qeveria e Kosovës vendosi që anembanë Kosovës të bëhet mbyllja  e kafiterive, restoranteve e kuadrove tjera të gastronomisë nga ora 21:00 deri në ora 05:00, qytetarë të shumtë janë parë rrugëve të Fushë-Kosovës në këto momente.

Pavarësisht se kafiteritë po mbyllen në ora 21:00, banorë të shumtë po vendosin që të shëtisin rrugëve, duke mos menduar fare për rrezikun e përhapjes së virusit COVID-19.

Në një video të dërguar në redaksi të Indeksonline shihet qartë numri i lartë i njerëzve që po vazhdojnë qarkullimin në Fushë-Kosovë, komunë kjo që po del të jetë problematike sa i përket kësaj çështje thuajse çdo mbrëmje./Indeksonline/