75 Mall Live Search
13:55 / E Hënë, 16 Shtator 2024 / S Z

Inspektorati i kryeqytetit në aksion, largon veturat e pashfrytëzuara nga hapësirat publike

Inspektorati i kryeqytetit ka filluar aksionin për largimin e veturave të pashfrytëzuara,  e të cilat janë të  parkuara në hapësira publike, në zona të ndryshme në kryeqytet.

Ndërsa u ka bërë thirrje pronarëve të këtyre veturave, që të bashkëpunojnë me Inspektoratin…, për largimin e veturave nga këto hapësira, brenda fatit të paraparë..

“Me këtë rast ftojmë të gjithë qytetarët e kryeqytetit, pronarë të këtyre veturave të braktisura, që të respektojnë kërkesat e inspektoratit si edhe të bashkëpunojnë, duke i larguar të njëjtat sipas afateve të dhëna nga ky organ”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të kryeqytetit. /Indeksonline/