20:03 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Inspektorati i Punës anulon shkarkimin e Nijazi Thaçit

Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës një muaj më parë shkarkoi drejtorin menaxhues të KEK-ut, Nijazi Thaçi.

Por Thaçi i kishte drejtuar një ankesë Inspektoratit të Punës, të cilët edhe i janë përgjigjur.

Inspektorati sot i është përgjigjur kësaj ankese, duke e cilësuar shkarkimin e tij si të jashtëligjshëm, shkruan Indeksonline.

Vendimin për kthimin e përgjigjes nga Inspektorati i Punës e ka konfirmuar edhe vetë Nijazi Thaçi, duke shtuar se atë e ka pranuar sot.

Institucioni në fjalë e obligon shfuqizimin e shkarkimit të Thaçit, në të kundërtën Bordi i Përkohshëm i KEK-ut do të mund të marrë gjobë.

Kësisoj obligohet që Nijazi Thaçi, të kthehet në pozitën e drejtorit  menaxhues të cilët e udhëheqte deri para një muaji./Indeksonline/