Inspektorati i Punës për vitin 2024: Rekord i gjobave për shkelje, numri më i ulët ndonjëherë i vdekjeve në vendin e punës

Inspektorati Qendror i Punës ka mbajtur një punëtori të rëndësishme për përpilimin e raportit vjetor të punës së tij për vitin 2024.
Sipas raportit vjetor të të Inspektoratit Qendror të Punës, viti 2024 ka shënuar rekorde të reja, pasi që ka pasur numrin më të lartë të inspektimeve të realizuara ndonjëherë.
Sipas këtij raporti po ashtu janë shënuar gjoba rekord për shkeljet e evidentuara dhe numër më të ulët ndonjëherë i vdekjeve në vendin e punës.
“Ky vit ka shënuar rekorde të reja. Numri më i lartë i inspektimeve të realizuara ndonjëherë. Gjoba rekord për shkeljet e evidentuara. Numri më i ulët ndonjëherë i vdekjeve në vendin e punës. Inspektorati i Punës mbetet i përkushtuar për të vazhduar punën drejt sigurisë dhe shëndetit të plotë për çdo punëtor/e. Bashkë mund të krijojmë vende pune më të sigurta dhe më të drejta! Kjo punëtori është realizuar brenda projektit HumanRightivism, mbështetur nga Ambasada Suedeze në Kosovë dhe implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Punës./Indeksonline/