22:31 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Inspektorati kontrollon lokalet për mbylljen e tyre në ora 22:30

Inspektorati i Ministrisë së Shendetsisë dhe i Komunës po monitorojnë kohën e mbylljes së lokaleve në Prishtinë pas orës 22:30, shkruan IndeksOnline.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka thënë se janë duke monituruar në lokalet e kafiterive se sa po respektohen masat e Qeverisë.

Po ashtu, Tahiri tha se janë duke monitoruar mbylljen e lokaleve në ora 22:30.

“ Ne jemi këtu në njërën nga lagjet e Prishtinës që të shohim sa po zbatohen këto masa apo jo. Ekipet tona janë shpërndarë edhe në pjesë të tjera. Ky aksion është organizuar edhe në komunat e tjera.

Gjatë këtyre ditëve kemi monituruar në terren zbatimin e masave por për shkak të numrit të vogël të iinspektorëve nuk kemi arritur që të mbulojnë të gjithë territorit, por ky numër pritet të rritet së shpejti”, tha ai.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe Policia e Kosovës të cilët kanë ndaluar qytetarët që nuk kanë bartur maska./IndeksOnline/