75 Mall Live Search
11:57 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Inspektorati Policor njofton për suspendimin e policëve, në veri

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë në veri të Mitrovicës, për mosreagimin e duhur në një rrahjeje, që ka ndodhur midis pesë personave. Sipas IKP-së në mesin e të suspenduarve është edhe, një zyrtar policor me gradën e kapitenit.

Për këtë rrahje, mbrëmë IndeksOnline raportoi ekskluzivisht duke ofruar edhe pamje.

“Zyrtarët e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut kanë reaguar dje në orët e pasdites një rast të rrahjes midis pesë personave të dyshuar në rrugën “Mbreti Petër”. Të dyshuarit e përfshirë në këtë incident janë shoqëruar në stacionin policor si dhe të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor. Sidoqoftë, ekziston dyshimi se disa zyrtarë policorë kanë dështuar të reagojnë bazuar në autorizimet e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe nuk kanë reaguar në nivelin e duhur profesional në këtë incident”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Bazuar në këtë, sipas Inspektoratit, drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka suspenduar 6 zyrtarë policorë (ndër ta dhe një zyrtar policor me gradën e kapitenit ).

Lidhur me rastin është i njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së në përputhje me autorizimet ligjore dhe fushëveprimin e Inspektoratit Policor kanë filluar një procedurë hetimore preliminare në koordinim edhe me prokurorinë kompetente./IndeksOnline/