Inspektorati Policor shënon 13 vjetorin e themelimit
Inspektorati Policor sot ka shënuar 13 vjetorin e themelimit.
Kryeshefja e IPK-së tha se gjatë këtyre viteve ka pasur mjaft suksese në përmbushje të misionit për goditjen e krimit.
“Janë goditur grupe kriminale pjesë e tyre kanë qenë edhe pjesëtarë policor. Andaj, synimi është që ta luftojmë krimin e organizuar dhe çdo të keqe në tërë territorin e vendit”, tha Kelmendi.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Izmi Zeka tha se fuqizimi i kapaciteteve profesionale dhe puna për luftimin e krimit dhe korrupsionit, e vendos IPK-në në listën seriozë për punën e saj.
Në këtë ceremoni janë ndarë edhe medalje për zyrtarë vendor dhe ndërkombëtarë. Për kontribut të dalluar në prokurorinë e Shtetit, medalje i është ndarë edhe prokurorit Sylë Hoxha. Ndryshe, IPK para 13 vjetëve kishte nisur punën me 20 punonjës, ndërsa tash janë 100 zyrtarë.