17:50 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Inspektorati Shëndetësor në aksion, zbulon klinikën që kreu teste fallse për Covid-19

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka licensuar  institucionet private shëndetësore të kryejnë teste për të zbuluar virusin Corona, ditë më parë pati paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndodh. Ndërsa nuk ka shkuar shumë kohë  që këto institucione të shkelin rregullat e të kryejnë testime fallse. Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Inspektoratit Shëndetësor, e të cilët kanë zbuluar njëren nga klinikat që po kryen teste fallse, raporton IndeksOnline.

Është kjo klinika” Ylli” e cila ka kryer një test fallse e që është hetuar menjëherë nga Inspektorati, të cilët kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Së bashku me Inspektoratin prezent ishin edhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

Siç merr vesh IndeksOnline këto teste janë kryer në mënyrë që tu mundësohet shkuarja në Mal të Zi, shtet ky që kërkon nga kosovarët kryerjen e këtyre testeve.

Siç merr vesh IndeksOnline këto teste janë kryer në mënyrë që tu mundësohet shkuarja në Mal të Zi, shtet ky që kërkon nga kosovarët kryerjen e këtyre testeve./IndeksOnline/