75 Mall Live Search
14:19 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Inspektorët e Prishtinës në aksion, inspektojnë transportin publik dhe atë privat

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, rregulla të reja janë vendosur gjithandej edhe për transportin publik dhe atë privatë të udhëtarëve. Për të parë nga afër se sa po zbatohen, masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid19, sot inspektorët komunal kanë dalur në aksion.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, përmes  një postimi në Facebook.

“Përveç të gjitha dokumentacioneve që kërkohen për transport, edhe zbatimi i masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit është i domosdoshëm!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.