19:54 / E Premte, 07 Gusht 2020

Inspektorët e Skënderajt në aksion, konfiskojnë sasi të produkteve ushqimore me afat të skaduar

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se janë konfiskuar sasi të produkteve ushqimore me afat të skaduar në 4 biznese.

“Javën që po mbyllim inspektorët komunal, krahas zbatimit të masave parandaluese kundër COVID-19, ia kanë dedikuar edhe inspektimit në markete e supermarkete, me ç’rast kanë konfiskuar sasi të produkteve ushqimore me afat të skaduar në 4 biznese”, u shpreh Jashari, raporton Indeksonline.

Inspektorët komunal kanë ndermarrë masa ndëshkuese ndaj bizneseve përkatëse.

Jashari bën me dije se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që të rrezikohet shëndeti i qytetarëve dhe për këtë kërkojnë edhe përkrahjen e tyre që të lajmerojnë rastet kur hasin në produkte me afat të skaduar./Indeksonline/

Mos i humb