75 Mall Live Search
14:22 / E Hënë, 17 Janar 2022 / MSH

Inspektorët komunal lirojnë hapësirat publike në qytetin e Mitrovicës

Drejtoria e Inpskecionit në Komunën e Mitrovicës së Jugut, që nga mengjesi është duke realizuar aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytet.

Ky aksion po bëhet për të mos lejuar shitësit të ekspozojnë produktet dhe mallrat e tyre nëpër trotuare dhe hapësira të tjera publikeqë janë të parapara të shfrytëzohen nga qytetarët.

“Për lirimin e këtyre hapësirave ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë, derisa inspektorët komunal nga aksioni i sotëm kanë bërë të ditur se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të Policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore” thuhet në njoftimin e Komunës së Mitorvicës.

Sipas drejtorit të Inspekcionit, Valon Brahimi, aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve.

“Vlen të potencohet se aksioni është zhvilluar në gjithë zonën urbane të qytetit dhe është mbikëqyr nga gjithsej katër ekipe të inspektorëve, në mënyrë që lajmërimi i datës 06.01.2022 për subjektet afariste të zbatohet në përpikëri” thuhet tutje në komunikatë.