75 Mall Live Search
10:32 / E Hënë, 15 Mars 2021 / k.v

Inspektorët në aksion për zbatimin e masave anti-Covid në Gjakovë

Në kuadër të monitorimit të situatës së pandemisë në Gjakovë dhe pas rritjes së rasteve me Covid-19 ditëve të fundit, inspektorët sanitarë në Komunën e Gjakovës në koordinim me inspektorët sanitarë të AUV-së dhe Policinë e Kosovës kanë kryer inspektime në Komunën e Gjakovës.

Inspektorët gjatë aksionit kanë mbikëqyrë zbatimin e masave mbrojtëse, si dhe respektimin e distancës fizike në lokalet e gastronomisë, të cilat veprojnë në Gjakovë.

Drejtori për punëve inspektuese në Komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha, ka thënë se gjatë inspektimeve është parë se nëpër bizneset e Gjakovës janë duke u respektuar kënaqshëm masat antiCovid-19, për këtë, ai ka falendëruar pronarët e bizneseve dhe i inkurajuar që edhe më tej të zbatojnë masat antiCovid-19 në fuqi.

“Qëllimi i këtyre aksioneve është vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse pasi janë vitale për ruajtjen e shëndetit. Andaj, inspektorët sanitarë edhe më tej do të vazhdojnë inspektimet e tilla, sepse vetëm kështu mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë”, ka thënë Hoxha.