Inspektori i Punës kërcënohet nga pronari i një firme ndërtimi

Një inspektor i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka raportuar në polici se është kanosur nga një person i dyshuar, pronar i një firme ndërtimi.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili e ka cilësuar rastin dhe ka urdhëruar që rasti të hetohet sipas procedurave të rregullta./Indeksonline/