75 Mall Live Search
15:42 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Instagram ka bërë një ndryshim, që nuk po iu pëlqen përdoruesve

Instagram ka bërë një ndryshim ditëve të fundit.

Rjeti i madh social e ka ndryshuar mënyrën se si përdoruesit mund të lëvizin faqen për të parë postimet duke shkuar tani nga ana e djathtë në të majtën, dhe jo anasjelltas.

Ndryshimi në “Timeline” nuk iu ka pëlqyer aspak përdoruesve të cilët kanë bërë shumë ankesa në forma të ndryshme.

Ky ndryshim raportohet të jetë në fazën testuese, por që shpejt mund të fillojë së aplikuari zyrtarisht./Indeksonline/