Instagram ka diçka të re për ju
Instagram ka njoftuar sot se ka filluar me dy tipare të reja. Tipari i parë është arkivimi i historisë.
Kjo ju mundëson që të ruani storiet e juaja edhe pas skadimit të afatit kohor prej 24 orëve. Storia juaj do të duket e njëjtë ndërsa për ta aktivizuar atë duhet të klikoni në cepin e sipërm në anën e djathtë të aplikacionit.
Përditësimi tjetër është “Story hilighlights”. Kjo veçori e re mundëson që t’i ndani publikimet e juaja me ngjarje të caktuara.
Për shembull, mund të ruani një menu me emrin “Udhëtimi në deti” dhe të gjitha do të publikohen në një storie kur ju do të keni ngjarje të përafërta. Të dyja përditësimet shfaqen sot në aplikacionet iOS dhe Android ./Indeksonline/