18:29 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Instagram largon mundësitë të shihni se kush ua bëri ‘screenshot’

Në janar, Instagram filloi testimin e një veçorie interesante të re. Njoftonte përdoruesit kur dikush bënte ‘screenshot’ nga postimet e tyre.

Megjithatë ky testim nuk zgjati pasi Instagram nuk vazhdoj më një gjë të tillë.

InstagramStory ashtu si edhe ato në Snapchat janë të krijuara për të qëndruar vetëm për një kohë, që do thtoë ato zhduken pas disa orësh, shkruan Indeksonline.

Ky kufizim mund të shmanget në mënyrë të shumta. Por shumë përdorues që do të mendonin të bënin ‘screenshot’ atëherë duhet të dinin se ata që e postuan do të njoftoheshin.

Përderisa ‘Snapchat’ vazhdon ta ketë këtë gjë, Instagram vendosi ta largojë pasi edhe shumë përdorues ishin ankuar.

Madje si për shaka shumë prej tyre kishin deklaruar se ditën kur Instagram fillon të tregojë se kush bëri diçka ‘screenshot’ është dita kur shumë njerëz do të rrihen./Indeksonline/