75 Mall Live Search
23:41 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Instagrami dhe Facebook-u kanë rënë nga sistemi, Bufi ka një ide interesante

Dy gjigantët e rrjeteve sociale, Facebook si dhe Instagram, kanë rënë nga funksioni.

Përdorues të këtyre dy mediave sociale, sonte janë duke u ballafaquar me probleme, duke mos pasur mundësi të qasjes në llogaritë e tyre.

Si gjithnjë aktori kosovar, Fatmir Spahiu edhe për këtë ‘problem’ ka një zgjidhje. Ai ka dhënë një ide interesante dhe qesharake përmes një statusi.

“Sonte nuk po flejme ose po e bejme me ndrrime. Keshtu vazhdojme deri sa te jemi te binur qe Facebook dhe Instagram eshte ne funksion te plote. 12:00-02:00 pe maj une…”, ka shkruar ai./Indeksonline/