75 Mall Live Search
11:36 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / V R

Instagrami fshinë postimin e Bebe Rexhës: Promovoi gjuhën e urrejtjes

Instagrami ka fshirë postimin e fundit të këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

 Ditë më pare Bebe postoj në rrjetet sociale një video që e kishte realizuar në TikTok.

Në videon satirike,  Bebe shihet teksa këndon duke përqeshur meshkujt  derisa kënga thotë “ti je i neveritshëm”.

Ndonëse video mori vëmendje të madhe, Instagrami ka vendosur ta fshijë atë për shkak të promovimit të gjuhës së urrejtjes.

Vet Bebe përmes një InstaStory zbuloi arsye se pse Instagrami mori një vendim të tillë.

“Postimi juaj bie ndesh me udhëzimet tona te komunitetit. Ne e hoqëm postimin tënd sepse bie ndesh me udhëzimet e komunitetit për gjuhën e urrejtjes ose simbolet. Edhe nëse nuk keni dashur të ofendoni, udhëzimet tona inkurajojnë njerëzit të shprehen në një mënyrë që respekton të gjithë”, ka qenë mesazhi i Instagramit që këngëtarja e ka ndarë.

Përveç Instagramit, rrjetet e tjera sociale TikTok dhe Twitter nuke kanë bërë një gjë të tillë dhe videoja ende ndodhet  postua në këto platforma./Indeksonline/