13:14 / E Enjte, 23 Mars 2023 / AR

“Instagramin e Luizit e bllokoi Top Channel”, kunati i Luizit flet hapur

Historia e Instagramit të Luizit ka momentalisht më shumë vëmendje se loja e tij brenda. Nga Luiz Ejlli, u kthye në Ina Ejlli dhe kjo sepse sipas menaxhuesve të tij, motra dhe shoqja, është tentuar të merret nga Top Channel pasi këta të fundit pretendojnë se kanë të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin.

Kunati i Luizit, Sokol Tahiri, ka reaguar në Instagramin e tij, ku ka konfirmuar se produksioni i ka kontaktuar dhe u ka thënë se të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i takojnë Top Channel, por thekson se për këtë nuk u kanë paraqitur asnjë dokument.

“Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar asnjë dokumet”.

Gjithashtu ai ka kërkuar që të shijohet loja e Luizit dhe se kur ai të dalë jashtë, gjithçka do të sqarohet.