14:44 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Instalohet ngrohja qendrore në të gjitha shkollat nëpër fshatrat e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh kandidati i Vetëvendosjes edhe për një mandat në kryeqytet, ka njoftuar se tashmë të gjitha shkollat nëpër fshatrat e Prishtinës kanë të instaluar ngrohjen qendrore.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ahmeti thotë se gjatë mandatit të tij të parë ka përfunduar sistemet në të gjitha shkollat e mëposhtme, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i tij:

Të gjitha shkollat nëpër fshatra tash kanë të instaluar ngrohjen qendrore. Gjatë mandatit të parë kemi përfunduar sistemet në këto shkolla dhe fëmijët nëpër fshatra duhet të jenë të barabartë edhe gjatë dimrit.

SHFMU ”Avni Rrustemi”- Halitaj,

SHFMU “Nëna Tereza”- Vranidoll,

SHFMU “Filip Shiroka”- Slivovë,

SHFMU “Dëshmorët e 1921”- Prapashticë,

SHFMU “Dëshmorët e 1921”- Balaj,

SHFMU “Azemi e Salihu”- Dabishevc,

SHFMU “Azemi e Salihu”- Hajkobillë,

SHFMU “Azemi e Salihu”- Gllogovicë,

SHFMU “Tefik Çanga” – Ballaban,

SHFMU “Tefik Qanga”- Koliq 1,

SHFMU “Tefik Qanga” – Koliq2,

SHFMU “Teuta” – Grashticë, dhe

SHFMU “Isa Boletini”- Busi”