18:16 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Institucionet e drejtësisë nuk e dinë ku janë vulat e ish-Gjykatave Paralele

Së fundi është transmetuar hulumtimi për polemikat e krijuara rreth Marrëveshjes për Drejtësinë të arritur në Bruksel më datën 10 shkurt 2015.

Ky transmetim u bë në Drejtësia në Kosovë dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, po beson se kjo Marrëveshje është një e mirë që i ka ndodhur Kosovës.

“Ato gjykata po shpërbëhen, tashmë janë shpërbë dhe nuk ekzistojnë. Ata njerëz, ata gjyqtarë që janë integruar në përputhje të plotë të një procesi që ka qenë i bazuar në ligjet e Kosovës ashtu qysh janë bërë pjesë e sistemit të drejtësisë gjyqtarët shqiptarë ashtu janë bërë edhe gjyqtarët serbë”, tha Tahiri.

Edhe Shkëlzen Maliqi nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovë thotë se vulat dhe vendimet janë në një fazë tjetër.

“Ajo është në një fazë tjetër. Këshilli Gjyqësor ka përgatitur edhe një plan dhe me vonë fillon edhe bartja e lëndëve, rasteve. Këshilli me siguri ka me themelu edhe grupe punuese, komisione të ndryshme, por në një fazë të mëvonshme e jo tani”, tha Maliqi.

Emisionin e plotë “Drejtësia në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.