“Institucionet kanë dështuar të mbledhin fakte për krimet e luftës”
Deputeja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kada-Bujupi tha në Kuvend se institucionet kanë dështuar të mbledhin faktet për krimet e luftës.
“Ne të gjithë jemi dëshmitarë se insitucionet kanë dështuar në grumbullimin e fakteve të krimeve të luftës. Janë 20 mijë raste të grave të dhunuara, e sa raste të ngritura?! Janë 1o mijë të vrarë, e sa kriminel vuajnë për këto raste?! Por kjo nuk do të thotë se ne duhet ti mohojmë krimet e kryera për shkak se kemi dështuar t`i mbledhim faktet. Është e njëjta kjo edhe për rastin Rikallon”, tha Kadaj.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të shkarkohet ministri Rikallo, pasi sipas saj nëse kryeministri vazhdon ta mbrojë do të jetë përgjegjës për protestat që do të pasojnë
Më pas, Kadaj ka thënë se nuk është e drejtë që disa deputet të kërkojnë për vërtetsinë e deklaratave të qytetareve/AktivPress