Institucionet korrektuese furnizohen me dyshekë, batanije dhe jastëk antizjarr
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka finalizuar ditë më parë një tjetër procedurë tenderuese me kontratë, për furnizimin e institucioneve të saj me pajisje të reja.
Sipas të dhënave, ky tender përfshin furnizimin me dyshekë, batanije dhe jastëkë antizjarr, të cilat do të përdoren në institucionet korrektuese të vendit.
Për këtë proces prokurimi fillimisht janë ndarë rreth 65 mijë euro, shkruan IndeksOnline.
Kontrata i është besuar operatorit ekonomik “Empreus” SH.P.K., i cili ka fituar të drejtën për realizimin e furnizimit sipas kushteve të përcaktuara në tender.
Ky furnizim vjen si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve dhe standardeve në institucionet korrektuese në Kosovë./IndeksOnline/


