75 Mall Live Search
20:17 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / OSH

Institucioneve u kërkohet vigjilencë në ditën e votimeve serbe

Serbët e Kosovës, i mërziti moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë këtu.

Për këtë dhe suspendimin e gjykatëses, Lilijana Stevanovic, ata protestuan më 25 mars, dhe bojkotuan punën në institucionet kosovare.

Këta nuk paralajmëruan edhe ndonjë organizim tjetër kundërshtues të dielën e zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, duke parë situatën institucionet e sigurisë në vend këshillohen të jenë vigjilente.