75 Mall Live Search
16:12 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Instituti GAP: Ky është kryetari që ka realizuar më së shumti premtime

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017. 

Platforma është rifreskuar me të dhëna për gjashtë mujorin e parë 2019.

Sipas kësaj platforme, kryetari që ka realizuar më së shumti premtime është kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Nga 72 premtime ai ka  21 të realizuara, 12 gjysmë të përmbushura dhe 18 të sapo filluara, ndërsa 21 ende nuk kanë filluar./Indeksonline/